
Gazetari Mariglen Kume tha në studion e MCN Informacion se në PD nuk është krijuar mjaftueshëm fryma se do të vijnë në pushtet. Në vijim të logjikës së tij, Kume tha se Berisha ka bërë një listë me njerëzit që vlerëson më shumë.
Edhe pas primareve Berisha ka thënë që listën e PD-së do e bëjë anëtarësie. Kriteri kryesor në vlerësimin e bërjes së listës do të jenë primaret. Më pas shtoi si kriter regjistrimin e diasporës, por edhe aktivizmin në PD, por edhe opozitarizmit në grupin parlamentar. Përkundër këtyre demokratëve listat ishin diçka tjetër. Hsyen Kadiu që ishte kandidati më i votuar, është jashtë totalisht. Ilir Alimehmeti po ashtu, Tabaku në listën e hapur. Krosi ka mbetur jashtë listës së Dibrës. Kjo të çon në një përfundim që në PD nuk është krijuar mjaftueshëm fryma që do të vijë në pushtet, bëri një listë me njerëzit që vlerëson më shumë.
Kume thotë se në listn e Tiranës, Belin Këlliçi është i vetmi që ka kërkua t137 dalë në listë të hapur.
Di që në PD-në, në qarkun e Tiranës vetëm Këlliçi ka kërkuar që të dalë në listë të hapur pavarësisht se është drejtuesi politik. E ka bërë se duke qenë se Hysen Kadiu vinte nga radhët e të rinjve, kishte detyrim moral, por një gjë e tillë nuk është pranuar.



