
79 qytetarë janë identifikuar gjatë 24 orëve të fundit me COVID, ndërsa nuk është shënuar asnjë viktimë.
Janë kryer 1,145 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 79 qytetarë, në këto bashki: 19 në Tiranë, 9 në Sarandë, 6 në Fier, 5 në Korçë, 4 në Lushnje, Himarë, 3 në Durrës, Berat, Skrapar, Gramsh, 2 në Vlorë, Memaliaj, Elbasan, 1 në Kukës, Tropojë, Lezhë, Krujë, Kamëz, Vorë, Dibër, Patos, Mallakastër, Selenicë, Delvinë, Gjirokastër, Dropull, Devoll.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 31 pacientë, nga të cilët 6 janë në gjendje më të rënduar.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SARS-COV2.
Sakaq, janë shëruar 104 qytetarë, duke e çuar numrin e të rikuperuarve në 268,939 që nga fillimi i epidemisë.



