Mr Rez, DJ por edhe këngëtar i rrymës reggae në Shqipëri, ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin Sunset Blv, në Mcn Radio dhe TemA TV. Mr Rez gjatë intervistës zbuloi planet që ka për karrierën e tij artistike,si dhe në shoqërinë e Enxhit promovoi këngën e tij më të fundit “Reggae Ambassador”.
Ndërkohë Mr Rez, gjatë intervistës ka treguar që këngën e ka bërë në bashkëpunim me një këngëtar të huaj me origjinë nga Xhamajka, Bunny Rugs, i cili është dhe lideri i grupit “Third World”.



