Ish-kryeministri italian Giuseppe Conte, u largua sot nga Palazzo Chigi me nderime ushtarake. Punonjësit e Kryeministrisë e duartrokitën ish-kreun e qeverisë italiane nga dritare nga oborri i ndërtesës.
Conte përshëndeti i emocinuar, dërgoi puthje përtej maskës dhe u largua nga Palazzo Chigi dorë për dore me partneren e tij Olivia Paladino, menjëherë pas kambanës së betimit të kryeministrit të ri Mario Draghi.
Pak më herët, ekzekutivi i ri u betua në Quirinale përpara Kreut të Shtetit Mattarella.
*Pallati Chigi është një pallat dhe rezidencë e mëparshme fisnike në Romë, e cila është selia e Këshillit të Ministrave dhe rezidenca zyrtare e Kryeministrit të Italisë.



