
Deputetja Marjana Koçeku deklaroi nga studioja e MCN se Revolucioni Flamingo ishte një nga arsyet që e çoi drejt largimit nga Grupi Parlamentar i PS. Për këtë të fundit, Koçeku thotë se i mungon demokracia e brendshme. Ajo shprehu skepticizëm për Paketën e Maleve pa zgjidhjen e çështjeve të pronësisë në zonat malore.



