“Huazimi i ushtrimeve nuk është hata”, Vejsiu flet për testin e matematikës dhe ka një sugjerim (VIDEO)

“Huazimi i ushtrimeve nuk është hata”, Vejsiu flet për testin e matematikës dhe ka një sugjerim (VIDEO)

Pas një viti shumë të vështirë si pasojë e Covid-19, maturantët përjetuan ditë ankthi për shkak të provimit të matematikes, për çka Ministria e Arsimit, vendosi të ulë pragun e pikëve, duke pranuar indirekt, se testi ka qenë më i vështirë nga sa ishte premtuar.

Por, a ishte vërtet i kopjuar provimi? Fatmir Vejsiu, ish-drejtor i Arstimit Parauniversitar dhe profesor i matematikes i ftuar në MCN TV tha se ulja e pragut të pikëve do të barazonte një nxënës ekselent me një nxënës mesatar dhe kjo sipas tij nuk është e drejtë.

“Nuk ka sens që një maturant të thotë që të vihen pikët të barabarta mes një maturanti ekselent dhe një maturanti mesatar. Ka nxënës ekselentë që do të marrin dhjeta dhe nuk është mirë që një ekselent të barazohet me nxënës mesatar”, tha Vejsiu.

I pyetur nëse pyetjet e testit të matematikës ishin të kopjuara Vejsiu e konsideroi si normal huazimin e ushtrimeve ndërkohë që shtoi se lënda e matematikës është e përkthyer nga Oksfordi dhe kjo në njëfarë mënyre barazon nxënsit në Shqipëri me ato në Angli.

“Ne lëndët e matematikës i kemi nga Oksfordi. Unë kam parë 5 ushtrime që janë të përkthyera, edhe mua më ndodh të huazoj ushtrime dhe nuk me duket hata që të kenë marrë ushtrime. Ushtrimet që janë pasqyruar në rrjetet sociale janë të pranueshme. Një ushtrim tjetër është marrë me alternativa, është ushtrimi katër, unë jam kundër këtyre sepse këto bëhen edhe me një shenjë, por është ushtrim që kërkon vëmendje”, shtoi ai.

Profesori i matematikës theksoi se mësuesit e kanë bërë punën e tyre, ndërkohë që cilësoi si shqetësim hartuesit e testeve. Ai gjithashtu sugjeroi që testet të hartohen nga mësuesit.

“Puna e mësuesit ka bërë që nxënësit të kenë rezultatet. Unë shqetësimin tim e kam me hartuesit e testeve, QSHA është ajo që prodhon testet dhe i shpërndan ato. Ka shumë mësues të mirë në Tiranë që mund të bëjnë teste, por QSHA nuk e ka bërë këtë”, tha Vejsiu.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy