Debati për radhëne fjalës në foltoren e Kuvendit e ka shoqëruar edhe senacën e sotme. Por ndryshe nga herët e tjera, drejtuesja e seancës ka zbuluar nëj detaj që tregon se si demokratët I japing përparësi Berishës.
Valentina Leskaj, e cila drejton seancën, lexoi një sms të Jorida Tabakut.
Debati
Tabaku: Kërkova që të flasë zoti Bode, si përgjigje ndaj kryeministrit. Ka 10 minuta që po insistojmë për këtë. Zoti Berisha ka radhën e tijm zoti Berisha të mos zëvendësohet me zotin Dogjani siç u pata thënë më parë, por të ndjekë radhën që ka në listë.
Leskaj: Atëherë, nuk e kam zakon, por po e lexoj mesazhin dhe po u them organizohuni.
Tabaku: Po.
Leskaj: (Lexon sms e Tabakut) Jepja fjalën Berishës se erdhi.
Tabaku: Po.
Leskaj: Një minutë se vijon, mos u mërzit. Unë iu them (vazhdon leximin e sms-së) OK. Dhe thoni (lexon sms e dytë të Tabakut) sponstoni të tjerët. Çfarë nënkuptoni me spostoji të tjerët?



