Për 3 orë me radhë një 26-vjeçar nga Vlora alarmoi policinë dhe banorët pranë “Arenës Kombëtare” pasi kërcënonte se do të hidhej nga vinçi. Por në fund ai u bind dhe zbriti nga vinçi ku kishte hipur për 2 minuta, pasi u shpëtoi rojeve të sigurisë. Nga një lartësi prej 30 metrash Erion Selimaj pretendonte se nuk e kishte rrahur të atin dhe kërkonte takim me kryebashkiakun e Vlorës, Dritan Lelin.



