Preu dru në pyllin e Divjakës, arrestohet 45-vjeçari

Preu dru në pyllin e Divjakës, arrestohet 45-vjeçari

Një 45-vjeçar është arrestuar pasi është kapur duke prerë dru në pyllin e Divjakës si dhe ka hedhur inerte që përbëjnë rrezik për dëmtimin e faunës në zonën mjedisore të mbrojtur.

Bëhet me dije se ndaj të arrestuarit, Klodian Hila, rëndojnë veprat penale "Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore", "Transportimi i mbeturinave toksike" dhe "Prerja e paligjshme e pyjeve".

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë Drejtoria e Policisë Fier apelon për të gjithë qytetarët që të mos tentojnë të kryejnë krime mjedisore, si ndërtime pa leje, prerje të paligjshme të pyjeve, ndotje të ajrit, ndotje të ujërave apo çdolloj krimi tjetër, pasi do të përballen me forcën e ligjit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy