Kate Winslet aksidentohet gjatë xhirimeve në Kroaci

Kate Winslet aksidentohet gjatë xhirimeve në Kroaci

Aktorja Kate Winslet, e cila do të jetë protagonistja e filmit autobiografik të Lee Miller, ka pësuar një aksident gjatë xhirimeve.

Mediat e huaja raportojnë që Winslet kaloi disa orë në spital, por fatmirësisht është mirë dhe do të mund të vazhdojë punën e saj rregullisht.

Kate ishte duke xhiruar disa skena në fshatin Kupari në Kroaci, kur humbi ekuilibrin dhe u rrëzua përtokë duke përplasur këmbën. Ajo u dërgua menjëherë në spitalin e Dubrovnikut ku mjekët që e ekzaminuan nuk gjetën asnjë problem serioz.

Në vitin 2020, Kate Winslet u zgjodh për të luajtur Lee Miller, një modele e hershme e viteve 1900, e cila u bë korrespondente e Luftës së Dytë Botërore për Vogue .

Filmi do të ndjekë jetën e fotoreporteres, të angazhuar në zbulimin e të vërtetave të tmerrshme që lidhen me nazistët. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy