Një takim me dyer të mbyllura, por ku CNN arriti të marrë një regjistrim, presidenti i SHBA, Trump lavdëroi Presidentin e Kinës Xi Jinping për fuqizimin në kohët e fundit dhe zgjatjen pakufizim të mandatit të pushtetit të tij.
"Xi jinping është një zotëri i vërtetë. Ai tashmë është presidenti për gjithë jetën, ai është i madh", tha Trump. "Dhe shiko, ai është në gjendje ta bëjë këtë. Ai është presidenti më i fuqishëm në 100 vite , pra ju e dini, në 100 vite, në Kinë. Ai më trajtoi shumë mirë kur isha atje.” u shpreh Trump, ndërsa të pranishmit qeshnin.
Udhëheqësi autoritar i Kinës mori pushtetin në vitin 2012 dhe pritej të qeveriste deri në vitin 2023. Megjithatë, javën e kaluar doli se Xi do të përpiqej të përdorte një takim vjetor të parlamentit të Kinës, i cili fillon të hënën në mëngjes, për të shfuqizuar kufijtë e mandatit presidencial duke ndryshuar Kushtetutën kineze.
Liberalët kanë dënuar kapjen e pushtetit, të cilat pothuajse me siguri do të miratohen nga anëtarët e Kongresit Kombëtar të Popullit të cilët janë ngjitur në Pekin për samitin dy javor. Ekspertët thonë se amendamenti hap rrugën që Xi të jetë sundimtari i Kinës për gjithë jetën. "Ky është një moment kritik në historinë e Kinës," i tha Asociated Press, Cheng Li, një ekspert i shquar mbi politikën kineze, që ka kritikuar këtë veprim.
Megjithatë, Trump ofroi një vlerësim më pozitiv për presidentin kinez, gjatë një takimi me donatorët e partisë republikane, në Mar-a-Lago, ku ai priti Xi prillin e kaluar.
"Dhe shikoni, ai ishte në gjendje ta bëjë këtë. Mendoj se është e mrekullueshme. Ndoshta një ditë duhet ta bëjmë edhe ne"-shtoi Trump, sipas televizionit CNN, i cili mori një regjistrim të asaj që e përshkroi si një fjalim të mbushur me shaka.



