Pedagogu i së drejtës ndërkombëtare, Hektor Ruci në studion e lajmeve në MCN TV ka komentuar lidhur me marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Greqisë por në veçanti për ecurinë e negociatave për marrëveshjen e detit.
Ai tha se takimi për marrëveshjen ishte mjaft frytdhënës. Sipas tij, interesante ishte mënyra dhe forma se si ishte shprehur gjykata jonë kushtetuese në lidhje me plotfuqishmërinë e nënshkrimit të traktatit e cila paralizohet me elaburimin e mëtejshme të nenit 7 të konventës së Vjenës.
Ishte një takim mjaft frytdhënës, gjithmonë kur kemi të bëjmë me debate mes akademikësh ka gjithmonë interes dhe gjithmonë zbulon diçka të re që se ke ditur më parë. Pati një trajtim të përgjithshëm teorik të çështjes si dhe disa forma qasje që kuptuam disa dimensione të tjera që çështja ka që në studimet tona jo gjithmonë na kanë dalë përpara. Pra në vija të përgjithshme ishte frytdhënës dhe tepër interesant. Ishte një pikë që kishte të bënte me perceptimin dhe konceptimin se si mund të ekzistojë marrëdhënia nga ana shqiptare dhe asaj helene. Ishte interesante se si ishte shprehur gjykata jonë kushtetuese në lidhje me plotfuqishmërinë e nënshkrimit të traktatit e cila paralizohet me elaburimin e mëtejshëm të nenit 7 të konventës së Vjenës. Pra kishte disa aspekte interesante të bazuar në të drejtën ndërkombëtare.
Në vijim lidhur me komentin që parimi i Ekitesë, zgjidhjes proporcionale adoptuar nga Gjykata Kushtetuese ka qenë sugjerim nga Turqia, Ruci tha se neni 121 lë hapësirë për dy parimet, Etikesë dhe Ekuidistancës.
Nuk pati diçka konkrete në këtë formë por u paralizua kërkesa e ngjashme që Turqia ka, por një kontekst të tillë se ka vetëm Turqia e ka Franca, Spanja shumë vende në botë. Vetë neni 121 lë hapësirë brenda vetes së tij për të dyja parimet, Etikesë dhe Ekuidistancës. Gjykata ndërkombëtare e drejtësisë i ka përdorur të dyja dhe po ashtu është e hapur përdorimi i njërës apo tjetrës. Gjykata kushtetuese e çmoi si më të drejtë atë të Etikesë, por kjo s’do të thotë që është i vetmi apo më i miri. Aplikimi i vijës detare i jepte avantazh Shqipërisë, ndërsa teknologjia e gabuar në vijën bazë e penalizon atë.
Ruci sqaroi më tej se kur themi negociatë kuptohet që të dyja palët hyjnë për të lëshuar diçka dhe për të fituar një tjetër.
Me rëndësi është që secila nga palët të lëshojë diçka këtu apo atje për të bërë të mundur vajtjen në Hagë e cila është zgjidhja më e mirë. Çfarëdolloj vendimi të japë gjykata e Hagës ne jemi të detyruar ta aplikojmë atë dhe për këtë arsye mendoj se Haga është forumi i duhur për të gjetur zgjidhjen e duhur.



