Plani i SPAK për krimet zgjedhore, Lita: Proces i vonuar, makineria elektorale ka nisur (VIDEO)

Plani i SPAK për krimet zgjedhore, Lita: Proces i vonuar, makineria elektorale ka nisur (VIDEO)

Analisti Lavdrim Lita, planin e masave të SPAK për krimin zgjedhor dhe Task Forcën e ngritur e sheh si garanci minimale për qytetarët që vullneti i tyre nuk do të tjetërsohet.

Duke folur për MCN Live, ai deklaroi se një plan i tillë e ngarkon SPAK me një punë më shumë pasi çdo prokuror i SPAK ka minimumi nga 25 dosje që po heton me krime dhe afera.

Sipas tij, është një punë e shtuar e domosdoshme për shkak të infiltrimit të krimit në politikë, për shkak se kemi pasur grupe kriminale që kanë caktuar listën e deputetëve.

Por Lita e cilëson si një proces të vonuar, për shkak se makineria elektorale ka nisur tashmë nga puna.

Nuk e zgjidh problemin e shit-blerjes së votave apo aferave korruptive.

Se partitë ofrojnë mekanizma transparente dhe jo transparente, duke ofruar vende pune, projekte financiare dhe zhvillimore dhe qytetarët ndikohen në vullnetin e tyre. SPAK nuk e zgjidh dot.

Ne kemi raportime paraprake siç është rasti i ndikimit të afërt me Partinë Socialiste në diasporë që paguajnë evente dhe salla, ndërkohë që në Tiranë marrin investime strategjike dhe hektarë tokë.

Ndërkohë që paguajnë për aktivitetet e Partisë Socialiste në diasporë.

Procesi është i vonuar se makineria elektorale ka filluar ndërkohë.

Kryetarë bashkish kërkojnë lista emrash me votues në diasporë. Këto janë gjëra që SPAK duhet t’i kishte hetuar.

SPAK është një institucion që ka një besueshmëri të lartë, logjika e task forcës është se ka një ndërthurje të Oficerëve të Policisë Gjyqësore, ekspertët kontabël, ekspertë të fushatave zgjedhore, të KQZ.

Task Force ka një objektiv të caktuar që janë zgjedhjet.

Një institucion apo grup që zgjidhet për tre muaj dhe mundohet që gjatë kësaj periudhe zgjedhore të shohë nëse ka tjetërsim të vullnetit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy