
Vetëm disa orë pasi sizmologu holandez Frank Hoogerbeets paralajmëroi parashikimin e një tërmeti në Filipine, Tajvan dhe Japoni, Japonia lëshoi dha paralajmërimin për cunami për ishujt e saj lindorë.
Agjencia Meteorologjike e Japonisë lëshoi paralajmërimin pas një tërmeti me magnitudë 6.6 ballë të shkallës rihter, i cili ndodhi më 4 tetor në orën 11:00 me orën e Japonisë, pranë ishullit Tori-shima në Oqeanin Paqësor, afërsisht 550 kilometra në jug të Tokios.
Megjithëse banorët e ishujve dhe zonës së Tokios nuk e ndjenë tërmetin, agjencia meteorologjike paralajmëroi se valët e cunamit deri në një metër të lartë mund të arrijnë në rajonet bregdetare. Për më tepër, një cunami i vogël me një lartësi prej rreth 30 centimetra u raportua në zonën Yaini në ishullin Hachijo.
Japonia është një nga vendet më aktive sizmike globalisht, me një tërmet shkatërrues në 2011 që rezultoi në një cunami që shkaktoi kërdi në rajonet veriore të vendit dhe çoi në shembjen e termocentralit bërthamor Fukushima Daiichi.
Disa orë përpara tërmetit të Oqeanit Paqësor, Hoogerbeets postoi në Twitter nga llogaria e tij X ish-Twitter, se aktiviteti i vazhdueshëm i tërmeteve u vu re në të dy anët e Pllakës së Detit Filipine dhe se dridhje të konsiderueshme u raportuan në zonë më 23 shtator.
Ai bëri thirrje njerëzit të qëndrojnë vigjilentë në Filipine, Tajvan dhe Japoni.
Ai gjithashtu përfshiu harta që ilustrojnë zonat me rrezik të lartë me postimin në Tëitter.
Në një postim tjetër të fundit në Twitter, Hoogerbeets shprehu vështirësi në shpjegimin e gjeometrisë planetare në 10 ditët e ardhshme.
Ndërsa gjeologët pohojnë se dukuritë e tërmeteve nuk mund të parashikohen, shkencëtari holandez këmbëngul në mbrojtjen e teorisë së tij, duke ia atribuar aktivitetit sizmik në Tokë lëvizjes dhe shtrirjes së planetëve, pavarësisht kritikave nga kolegët e tij.



