
Eliada Hysa nga Elbasani me banim prej vitesh në Greqi, së fundi emigrante në Suedi, për shikuesit e programit të mëngjesit rrëfeu historinë e saj të dashurisë dhe propozimin e veçantë që mori në ishullin e Tailandës.
Për “Zgjohu me MCN”, ajo solli në vëmendje propozimin e të fejuarit, i cili u mundua ta kamuflonte situatën duke u zier fillimisht duke e përfunduar me një propozim pranë detit.
Besoj doli një moment i bukur dhe ka për të ngelur mes nesh.
Për video nuk ishte e përgatitur, e vërteta ishte se ishim ne ishull dhe po mundonte te gjente momentin të dilte nga dhoma dhe te bënte një surprizë dhe po krijonte problem qe te ziheshin, isha e mërzitur dhe zgjati dy dite dhe thashë te jemi në një resort shumë romantik dhe te zihemi për gjera të vogla dhe të ikte nga dhoma. E kisha në mendje sikur do ndodhte diçka.
Më pas ndodhi propozimi pas dy dite pasi më kishte lënduar shumë, dhe kisha marrë fustane të bukura dhe ai nuk kishte reaksion dhe në momentin e fundit, ishte natë dhe po shkonim të hanim në restorant dhe pashë që duke ecur nga deti ishte i emocionuar dhe u ul në gjunjë dhe më propozojë.
Ne jemi takuar në Greqi dhe pastaj ai ka emigruar në Suedi dhe më pas kam shkuar unë më të.
Kur u thashë prindërve si ndodhi propozimi, ata u gëzuan jashtë mase.
Dasmën do e bëjmë në Shqipëri, aty i kemi të gjitha familjet, por do planifikojmë në 2026.



