Hoti: Nga nesër hyn në fuqi skenari i parë, nëse s’ka përmirësim shpallet gjendja e jashtëzakonshme

Hoti: Nga nesër hyn në fuqi skenari i parë, nëse s’ka përmirësim shpallet gjendja e jashtëzakonshme

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, doli në një konferencë për mediat pas takimit që pati me Këshillin e Sigurisë, duke deklaruar se do të merren masa shtesë për të luftuar koronavirusin. Kryeministri gjithashtu tha se për momentin nuk do të ketë gjendje të jashtëzakonshme, por nëse edhe masat shtesë nuk do ta frenojnë përhapjen atëhere po.

“Siç e keni parë nga shifrat, gjendja po rëndohet. Jemi në limitet e kapaciteteve. Jemi duke krijuar kapacitete shtesë. Javëve të fundit kemi marr disa vendime për masa të reja. Kemi shqyrtuar dy skenare. Skenari i parë shtimi i disa masave dhe skenari i dytë shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme. Sapo e kryem edhe mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, kemi marrë vendim që shkojmë me skenarin e pare,”-tha fillimisht Hoti.

Më pas kryeministri i Kosovës deklaroi se masat shtesë do të njofton pas mbledhjes së Qeverisë. “Menjëherë sot do të votojmë një listë të gjatë shtesë të propozuar nga IKSHPK dhe Ministria e Shëndetësisë. Ministria e Financave ka dhënë 9.2 milionë euro,”-tha Hoti.

Ashpërsimi i masave në Kosovë vjen pasi në javët e fundit numri i rasteve të reja ka qenë tepër i lartë. Vetëm gjatë tre ditëve të fundit, në Kosovë janë shënuar 615 raste me COVID-19 pozitiv.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy