“Jam Ilir Meta o superbudallenj”

“Jam Ilir Meta o superbudallenj”

Pavarësisht se Kushtetuesja po shqyrton shkarkimin e tij, presidenti Meta është i vendosur të mos e lërë detyrën deri në ditën e fundit të mandatit. Në një komunikim me mediat sot në mesditë, Meta hoqi një paralele me atë që ndodhi në selinë e PD-së më 8 janar.  

Nuk do të ketë asnjë bravë shtesë në institucionin e presidentit. Nuk do të blindohet asgjë. Më 24 korrik ju kam premtuar që do të bëj një festë e më pas aty është populli i dy marsit, është shtuar shumë kohët e fundit

Duke iu drejtuar “rilindasve vendas e ndërkombëtarë”, Meta thotë se do të vijojë të mbrojë Kushtetutën dhe zbatimin rigoroz të saj.

Presidenti rimori një shprehje të dikurshme të ish-kryeministrit Berisha, drejtuar maxhorancës.   

Kur kërcënohet rendi kushtetues në Republikën e Shqipërisë, ku nxitet një Konflikt si ato që kemi parë, sigurisht që presidenti do të jetë njësh me kushtetutën, interesin publik, qytetarët dhe ta harrojnë njëherë e përgjithmonë ata që kanë menduar se në mënyrë mafioze, të gjithë ata rilindas vendas e ndërkombëtarë, se do të varrosin de facto pluralizmin e Shqipërisë, do të ndëshkohen pafund, e do të marrin përgjigjen e merituar. Jam Ilir Meta i them atyre o superbudallenj.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy