
OBSH beson se vendet duhet të vazhdojnë të përdorin vaksinën AstraZeneca. Mesazhi erdhi ndërsa shumë nga vendet e BE-së kanë ndaluar përdorimin e vaksinës në vendin e tyre, ndërsa ajo që ngre pikëpyetje është nëse kjo lidhet edhe me betejën për industrinë e vaksinës.
"Fatkeqësisht, njerëzit vdesin nga tromboza çdo ditë, çelësi është nëse kjo ka ndonjë lidhje me vaksinën. Për momentin nuk kemi gjetur se ekziston një lidhje midis vaksinës dhe rasteve të zbuluara të trombozave. Në fakt, nivelet e trombozës në mesin e njerëzve të vaksinuar janë edhe më të ulëta se ato të popullsisë në tërësi. Asnjë ilaç nuk është 100% i sigurt, por përparësitë e vaksinimit të popullatës duhet të merren parasysh ", tha Soumya Sëaminathan, përfaqësuese e OBSH-së, në një konferencë nga Gjeneva.



