Bilardo/ Tronditëse për artin. Pianistja Ana Kaçinari thotë se po jetojmë në kohën e fast food-it muzikor

Bilardo/ Tronditëse për artin. Pianistja Ana Kaçinari thotë se po jetojmë në kohën e fast food-it muzikor

Pianistja Ana Kaçinari, vajza e Alfred Kaçinarit rrëfen në emisionin “Bilardo” në MCN Tv se vjen nga një familje muzikantësh dhe për rrjedhojë ka nisur që të marrë mësime në mënyrë profesionale që në moshën 5 vjeçare. Ajo tregoi se në vegjëli nuk di se si ta menaxhosh kohën, por tregon se ka patur fatin që është rritur me art të mirëfilltë në shtëpi dhe kujton se i ati i thoshte “ose i pari, ose fare”. E pyetur për mendimin që ka për instrumentistët që luajnë në dasma apo evente, Kaçinari tha se në periudhën e pandemisë, duke qenë se kishte më shumë kohë, pati mundësi të punoj me vëllanë e saj, Gjergj Kaçinari dhe punuan një pjesë klasike. “Menduam të bënim një pjesë klasike, ti jepnin një ritëm, ishte Për Eliza dhe menduam ta risillnim për arsyen e vërmë që ata që u duket muzika klasike e paarritshme dhe nuk kanë lidhje me të, apo pa asnjë lloj lidhje me jetën e vetë ta ndjejnë veten më afër. I bëmë një ndryshim, një remiks, për ta risjellë. Dëshira për të qenë afër publikut ka qenë dhe e imja.” Kaçinari tha se ajo është pedagoge në Universitetin e Arteve, dhe një nga gjërat më të vështira që ka në punën që bën është motivimi i studentëve. “Absolutisht muzikantë kemi prodhuar, por është ajo pjesa që ke mbaruar universitetin, që çfarë të ofron. Pjesa e motivimit për të ardhmen që i pret. Muzika e sotme është një tmerr. Edhe muzika botërore po merr një rrugë jo të mirë. Jemi në fast food muzikor. Një javë të shkon hiti 1 milion, 2 milionë dhe më pas harrohesh. Nëse do isha ministre Kulture për të rregulluar artin, do ndërhyja direkt te media. Servirja që i bëhet publikut lë për të dëshiruar. Në momentin që hedh muzikë klasike të shkon 200-300 views, kur i ndërhyn e bën më ritmike, rritet shikueshmëria. Media ka në dorë gjithë edukimin. Si ministre unë do u jepja projekte artistëve, ndryshe nga ministria sot që nuk u jep. Ka shumë të bëjë pjesa e mbështetjes dhe aktivitetet që kanë të bëjnë me kulturimin e brezave të rinj dhe edukimit.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy