Ish-gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Bledar Abdullai, tashmë i shkaktuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, është ankuar tek Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit. Në një letër drejt ONM-së, Abdullai kërkon nisjen e anëtaren e KPA-së, Natasha Mulaj.
Ish-gjyqtari shkruan se Natasha Mulaj ka konflikt interesi me të dhe nuk mund të ishte pjesë e trupës gjykuese. Ai shkruan se gjatë kohës si gjyqtarë ka marrë vendime për të afërm të Mulajt, siç është rasti i Zyflie Haklajt, dhe për këtë arsye ekziston konflikti i interesit. Ai shprehet se Zylfie Haklajn që është kunatë me Mulajn e ka dënuar me 25 vite burg.
Abdullai kërkon që anëtarja e KPA të procedohet dhe këtë ja kërkon ONM-së e më tej kërcënon se do të bëjë kallëzim në SPAK për këtë çështje.

Bledar Abdullai u shkarkua nga KPK dhe KPA la në fuqi vendimin më 20 qershor të 2019.



