OKB: Gjysma e objekteve shëndetësore në botë nuk kanë produktet bazë të higjienës

OKB: Gjysma e objekteve shëndetësore në botë nuk kanë produktet bazë të higjienës

Gjysma e objekteve shëndetësore në botë janë pa produkte bazë të higjienës, duke ekspozuar gati katër miliardë njerëz ndaj një rreziku në rritje të infeksionit. Kështu deklaruan Kombet e Bashkuara këtë të martë.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe agjencisë së fëmijëve të UNICEF-it, këto ambiente nuk kanë ujë, sapun apo xhel hidroalkool në dhomat ku pacientët marrin kujdes apo në tualete. Këto objekte përdoren nga rreth 3.85 miliardë njerëz, duke i vënë ata në rrezik të shtuar të infeksionit.

Sipas dy agjencive të OKB-së, 688 milionë njerëz marrin kujdes në objekte të privuara nga gjithçka. 

Objektet dhe praktikat e higjienës në institucionet e kujdesit shëndetësor janë të panegociueshme. Përmirësimi i tyre është thelbësor për rimëkëmbjen, parandalimin dhe gatishmërinë nga pandemia. Higjiena në objektet e kujdesit shëndetësor nuk mund të garantohet pa rritur investimet në masat bazë, të cilat përfshijnë ujë të pastër, tualete të pastra dhe menaxhim të sigurt të mbetjeve mjekësor

Kështu tha Maria Neira, drejtore e shëndetit publik dhe mjedisit në OBSH, në një deklaratë.

Raporti thotë se objektet në Afrikën Sub-Sahariane mbeten prapa, vetëm 37% e tyre që kanë pajisje për larjen e duarve me sapun dhe ujë në tualete. Në nivel global, rreth 3% e objekteve shëndetësore në zonat urbane dhe 11% në zonat rurale nuk kishin ujë me tubacion.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy