Nga lidhja në distancë, te surpriza që i bëri vajza me ardhjen nga Irlanda/ Çifti tregojnë historinë e dashurisë

Nga lidhja në distancë, te surpriza që i bëri vajza me ardhjen nga Irlanda/ Çifti tregojnë historinë e dashurisë

Çifti i të rinjve Dea dhe Xhuliano, tregojnë historinë e tyre të dashurisë dhe si takuan për herë të parë pas disa muajsh lidhje në distancë në rrjetet sociale.

“Nuk po e besoja në fillim kur më surprizoi me ardhjen nga Irlanda”, thotë i riu në studion e “Zgjohu me MCN”.

Ndërsa vajza shton se dy të rinjtë kanë lokacionet e telefonit dhe se para një muaji i tha Xhulianos se telefoni i saj kishte probleme dhe mund të flisnin nga telefoni i nënës së saj.

Me vendin e surprizës më ndihmoi vjehrra dhe vëllai i Xhulios.

Ky ka biznesin me makina me qira, po i shkruaja te faqja e biznesit për një makinë me qira, se do vinim me familjen.

Më kishte bërë follow me faqen e vetë personale. Te faqja e punës po fliste mirë, dhe thashë për punë.

Por kur më bëri follow thashë nuk qenka serioz, por kur i pashë faqen ia ktheva.

Se te faqja e makinave me qira, kishte fotografi vetëm me makina. Njohjet në fillim kanë nisur mes nënave, flisnim në telefon me nënat respektive.

Mami im e dinte se flisja me një çun. Kanë bërë një bisedë shumë të gjatë kur ishim në makinë.

Mami i thoshte mos e lëndo, po nuk e do lëre, mos e lëndo.

Mami i Xhulianos është shumë tip i dashur, më ka marrë përzemër që në fillim. Dhe Xhuliano i thotë kë ke fëmijë, Dean apo mua.

Kur  u takuam përballë me Xhulianon, kisha sikletin tek vetja ime nëse do dukesha si në telefon.

Por ne njiheshim shumë mirë dhe që në telefon, kemi folur shumë me njeri tjetrin.

Kur e kam takuar dukej sikur e kam takuar pas pesë vitesh prapë, dukej sikur e njihja.

Ndenja gati dhjetë ditë se kisha dhe ca punë, se merrem me muzikë. Por ndarja sërish ishte shumë e vështirë, se mësohesh dhe thua kur do takohemi prapë.

Planin e kemi që të jemi në Irlandë bashkë, por është një rrugë shumë e gjatë dhe e vështirë.

Ndërsa Xhuliano tregon se nënën e ka psikologe dhe se ditën e surprizës kur Dea erdhi nga Irlanda, i kishte thënë se kishte një mbledhje në lokalin ku u organizua surpriza.

Nuk kisha dyshuar fare se kam dhe një biznes timin dhe jam gjithë kohës i angazhuar. Mendoja se do vinte në verë. Nuk e prisja në atë kohë.

Në fillim e pashë që kur më shkroi po i shkruaja qetë, si një kliente. Hyra në profil, pashë që ishte këngëtare, shumë ndjekës.

I bëra follow, mendova që nuk do ma kthente, por pastaj pranoi. Ka ardhur pas 6-7 muajsh.

Me mamin flas më shumë si shoqe dhe po i thoja që kam njohur një vajzë. Më tha çfarë  do me këtë vajzën, po më thoshte që ajo është yll bote, është shumë e bukur për ty.

Por vazhduam duke folur. Mami i Deas më pyeti si po iu ecën. Unë kur fola me të kisha më shumë emocione nga sa kam pasur në jetën time.

Kisha emocione, ngecja. Dita ka 24 orë, unë me Dean mund të ishim 22 orë duke folur. Jam i gatshëm të shkoj të jetoj dhe aty ku është Dea.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy