SHBA sanksionon Grupin e Krimit të Organizuar Hysa/ Lala: Ka dyshime se paratë janë pastruar edhe në Shqipëri

SHBA sanksionon Grupin e Krimit të Organizuar Hysa/ Lala: Ka dyshime se paratë janë pastruar edhe në Shqipëri

Departamenti i Thesarit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rrjeti për Zbatimin e Krimeve Financiare (FinCEN), në bashkëpunim me Qeverinë e Meksikës, kanë vendosur sanksione ndaj Grupit të Krimit të Organizuar “Hysa”, si dhe ndaj disa kompanive të lidhura me lojërat e fatit në Meksikë, të dyshuara për pastrim parash dhe lidhje me kartelin e drogës “Sinaloa”.

Sipas njoftimit zyrtar të Thesarit Amerikan, i ashtuquajturi Grupi Hysa (Hysa Organized Crime Group – HOCG) përfshin anëtarët e familjes Hysa-Luftar Hysa, Arben Hysa, Ramiz Hysa, Fatos Hysa dhe Fabjon Hysa.

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, tha se ka dyshime të forta se kompanitë e familjes Hysa janë përdorur për pastrimin e parave jo vetëm në Meksikë, por edhe në Shqipëri.

Thesari bën të ditur se Luftari, Fatosi, Arbeni dhe Fabjoni Hysa kanë bashkëpunuar ngushtë me një shtetas amerikan, i cili dyshohet se ka ndihmuar në transportimin dhe pastrimin e sasive të mëdha të parave të gatshme nga Meksika në Shtetet e Bashkuara përmes kompanive të tij.

Ekzistojnë dyshime se kompania e familjes Hysa është përdorur për pastrimin e parave nga Meksika deri në Shqipëri. Familja ka pasur aktivitet të gjerë në Meksikë, përfshirë rrjet restorantesh dhe biznese të tjera, por rezulton se ka investime edhe në Shqipëri, kryesisht në zonën e Vlorës. 

Katër vëllezërit Hysa me origjinë nga Belshi janë zhvendosur në Meksikë, ndërsa Luftari Hysa rezulton i vendosur aktualisht në Kanada.

Luftar Hysa nuk ishte shumë i njohur, derisa u filmua duke hyrë në Kryeministri, u takua me kryeministrin. Gjatë një interviste tha se nuk ishte takim për biznes, por kishte të bënte me një mik skocez që donte të bënte libër për Shqipërinë. Më pas kryeministri, gjatë një intervistë për mediat italiane, pranoi se ishte diskutuar për një licensë kazinoje.  Familja Hysa ka kazino në Meksikë, por ka edhe në Shqipëri.
Ata dyshohen se kanë qenë të përfshirë në aktivitetet e pastrimit të parave të kartelit të drogës “Sinaloa”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy