Zelensky: Rusia shtet terrorist, po terrorizon dhe vret civilë

Zelensky: Rusia shtet terrorist, po terrorizon dhe vret civilë

“Ukraina është nën zjarrin e pushtuesve”. Kështu deklaroi përmes Telegramit, Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili pas lajmit për sulmet ruse mëngjesin e sotëm, hedh akuza të reja kundër Rusisë.

Është shtet terrorist i cili do të mbajë përgjegjësi për veprimet e tij pas pushtimit të Ukrainës. Ata vazhdojnë të bëjnë atë që bëjnë më mirë, terrorizojnë dhe vrasin civilë.

Në Mykolaiv armiku shkatërroi një ndërtesë me raketa S-300. Një person vdiq. Pati edhe një sulm në një treg lulesh.

Pyes veten se çfarë po luftonin terroristët rusë në këto vende tejet paqësore.

Rusia ndërhyri ushtarakisht në Ukrainë më 24 shkurt, ku gjatë luftimeve janë vrarë me mijëra persona nga të dyja kampet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy