Burimi: “Durana” është dosja që ka mërzitur amerikanët me qeverinë Rama (VIDEO)

Burimi: “Durana” është dosja që ka mërzitur amerikanët me qeverinë Rama (VIDEO)

Analisti Genc Burimi duke folur në Mcn Live tha që “Durana Tech Park” është dosja që ka mërzitur amerikanët me qeverinë Rama.

 

Sipas Burimit ka pasur një presion nga Dhoma Amerikane e Tregtisë, pasi biznesi amerikan ndihet i kërcënuar nga lumi i parave të pista dhe konkurrenca e pandershme.

 

“Është interesi amerikan siç e bënë kur pezulluan tregtinë e lirë, kjo administratë s’pyet për njeri, kanë interesin e tyre primar. Mori tabelën, kush janë ato kombe në Amerikë që përfitojnë më shumë nga një ndihmë sociale, dhe dalin shqiptarët, malazeze. Kjo është për t’u mbrojtur. Më duket e habitshme që shqiptarët të jenë në atë listë, s’janë dembelë shqiptarët, por është kjo çështja e bashkimit familjar. 

 

Ku është drejtësia shqiptare? Nëse BE të paska pezulluar fondet për bujqësinë dhe paketën digjitale. Ku është drejtësia?! Durana është dosja që bën që amerikanët sot janë të mërzitur me qeverinë Rama, sepse është presioni i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë. Po të vini re daljet në rrjetet sociale, është një presion i biznesit amerikan, dhe biznesi amerikan ndihet i kërcënuar nga ky lumë parash të pista. Ti regjistrohesh në atë zonë pa qenë aty. Biznesi amerikan është i konkurruar në mënyrë të padrejtë”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy