
“Trupat ruse në kufi me Ukrainën janë gati për të sulmuar”.
Një deklaratë e tillë u bë nga sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, gjatë një vizite në Lituani.
“Po përgatiten dhe janë gati për të goditur. Po vendosen në pozicionet e duhura, në mënyrë që të jenë gati për të kryer sulmin”, deklaroi Austin.
Ndonëse Rusia prej disa ditësh ka njoftuar tërheqjen e trupave nga kufiri, SHBA dhe vendet e perëndimit, mbeten mosbesuese për diçka të tillë.
Kjo për shkak edhe të incidenteve të shënuara herë pas here në kufi, me sulme me lëndë plasëse apo të shtëna.



