
Ish-prokurori Besnik Muçi tha në studion e lajmeve të MCN Tv se drafti i kodit të ri penal ka shumë terma të pakuptueshëm dhe gabime nga ana e teknikës legjislative.
Sipas Muçit kodi ndryshohet kur ndryshojnë sistemet e qeverisjes dhe parimet bazë të një shteti dhe jo kur dëshiron një apo disa persona të caktuar.
Nuk e kuptoj si mund të marrë përsipër dikush qoftë dhe Rakipi të bëjë kod të ri penal. Ku e merr guximin? Si mund të marrësh guximin të shkatërrosh kodin penal të një vendi dhe të bësh kod të ri? Ku jemi, çfarë ka ndodhur në Shqipëri, revolucion? Kodi penal ndryshon kur ndryshojnë sistemet e qeverisjes, ndryshon kur ndryshojnë parimet bazë të një shteti. Nuk mund të ndryshojë kodi penal se duam ne?
Kur e lexon është tmerr i vërtetë.
Është tmerr i vërtetë të lexosh kodin. Është tmerr nga pikëpamja e teknikës legjislative. Ka terma të pakuptueshëm.



