Gjumi i pasdites i bën mirë zemrës dhe trurit

Gjumi i pasdites i bën mirë zemrës dhe trurit

Sot jetojmë në një shoqëri ku lëvizja dhe ritmi i kohës të përshin aq shumë sa të pengon të jesh shumë i rregullt me gjumin. Por a e dini se të mirat që ju vijnë nga gjumi i pasdites janë të shumta?

Disa minuta gjumë pasdite mund të jenë çelësi i suksesit për të rritur energjinë, për të pasur humor të mirë, si dhe ju jep aftësinë që të jeni më të aftë për të zgjidhur problemet tuaja.

Sipas “National Sleep Foundation” (Fondacioni Kombëtar i Gjumit) gjumi i pasdites ndahet në tri kategori:

Gjumë i planifikuar

Është gjumi që bëjmë para se të fillojmë të ndjehemi të përgjumur: kjo metodë mund të përdoret për të shmangur lodhjen ose kur e dimë se do të duhet të qëndrojmë zgjuar më shumë se zakonisht.

Gjumë urgjence

Ky gjumë i shkurtër ndihmon kur kemi vështirësi të përqendrohemi dhe jemi në humor të keq, dhe është veçanërisht i dobishëm për ata që lëvizin shumë me makinë ose përdorin mjete të rënda dhe potencialisht të rrezikshme në punë.

Sy gjumë i zakonshëm

Është gjumë i shkurtër që një person bën çdo ditë, gjithmonë në të njëjtën kohë. Si në rastin e fëmijëve të vegjël pasdite ose disa të rriturve pas drekës.

Sipas një studimi, burrat e rritur që kanë zakon të bëjnë gjumë të shkurtër pasdite të paktën 3 herë në javë, kanë 37% më pak të ngjarë të vdesin nga problemet e zemrës sesa njerëzit që nuk bëjnë kurrë gjumë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy