
Tedi Çopja, shefi shumëvjeçar i kuzhinës i ftuar në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, rrëfeu humbjen e tij në peshë për 94 kg.

Ai tha se tashmë është më i lehtë në punë dhe i përkushtuar më shumë në recetat e fundvitit.
Unë kisha probleme me shëndetin me mbipeshën dhe mezi punoja. Mora një vendim që përveç dietave dhe palestrës, unë bëra edhe një operim se isha shumë më shumë se çduhej,
Isha 197 kg, kurse tani jam 103 kg, kam hequr 94 kg, për as një vit.
Më ka lehtësuar padyshim edhe mënyra e punës, jetesës. Kisha ne diete të përcaktuar si fillim, nuk kisha kohë as për aktivitet fizik sepse jam në punë tërë kohës, në këtë sezone feste.
Menyja festive e ndërrimit të viteve për shef Tedin është e veçantë.
Ai përcjell këshillat për një tryeze perfektë festive.
Unë jam tradicional në ushqim dhe shtrim të tryezës. Që do të thotë gjeli i detit, përsheshi, mish, këto, jo këto tryezat moderne.
Tani sekreti si ta pjekim më mirë një gjel deti.
Nëse një gjel deti 3-4 kg, e do minimalisht 2 orë e 30 minuta, që të piqet. Temperaturat duhet kontrolluar mirë sepse kur janë pesha të mëdhaja, duna pjekje më shumë , në fillim gradualisht, dhe shkon duke e rritur temperaturën.
Te përsheshi unë kam provuar disa lloje, në Elbasan p.sh. e bëjnë me bukë misri jo me erëza,
Kur ka dhjamë është mirë për pjekje, i jep shije, po do e hash se festë është.
Thamë Elbasani e bën të thjeshtë me misër, veriu ka pjesë tjetër, kjo pjesa juglindor dhe jugu e bëjnë më kulaç dhe erëza, disa e bëjnë me nenexhik, me mendërz, sipas krahinave, disa e bëjnë edhe me qepë, ose presh, që e bën Erseka e Skrapari, dhe me erëza.
Mua më pëlqen më shumë pjesa e Skraparit, Beratit.
Sallata ruse përdoret gjithandej, klasikja me perime te ziera, majonezë e bërë ne shtëpi, nuk është e vështirë të bëhet me shpi, ka ca që i hidhen proshute, disa nuk i hedhin, karota, bizele, lagune.



