Nano: Mbledhja e Kuvendit Kombëtar të PD nga Basha mund të fikë lëvizjen e Berishës

Nano: Mbledhja e Kuvendit Kombëtar të PD nga Basha mund të fikë lëvizjen e Berishës

Analisti Mustafa Nano tha sot nga studio e lajmeve të MCN TV se mbledhja e Kuvendit Kombëtar të PD nga Lulzim Basha do të “fikë” lëvizjen e ish-liderit Sali Berisha. Sipas Nanos në këtë mënyrë vula e PD do ti mbetet Bashës.

I pyetur gjithashtu për paralajmërimin e kryeministrit Rama se vitin e ardhëm do të dërgohen satelitë në hapësirë, Nano tha se “kjo është një ndërhyrje budallaqe”, pasi sipas tij satelitë në hapësirë çojnë shtetet që kanë në vendet e tyre NASA.

Intervista:

Ka zëra që thonë se zoti Basha mund të mbledhë kongresin para mbledhjes së Kuvendit Kombëtar. Mund të neutralizojë kjo lëvizje aksionin politik të zotit Berisha?

Nano: Kuvendi që mbledh Basha është legal. Ai mund ta bëjë nëse delegatët janë në linjën e tij. Në këtë mënyrë dhe Berisha fiket me lëvizjen e tij. Vula mbetet në duart e Bashës dhe vula është e rëndësishme.

Dëgjuam zotin Rama që përpos deklaratave politike foli për lëshimin nga Shqipëria të satelitëve në hapësirë. Ngjason me deklaratat e dikurshme të zotit Berisha për shndërrimin e Shqipërisë në superfuqi energjetike?

Nano: Më duket një ndërhyrje budallaqe. Berisha ka folur për atë që ju thatë por ka folur edhe për horror. Ngritja e tymnajave ndodh shpesh, por nuk besoj se është ky rasti. Rama ka dashur të thotë që do blemë dronë në hapësirë. Më duket e çuditshme. Deklarata të tilla i bëjnë shtete që kanë NASA në vendet e tyre. Mua më duket budallaqe si ndërhyrje.

Të dielën në Kosovë mbahen zgjedhjet lokale. Prisni ndryshime në skenën politike atje?

Nano: Nuk besoj se nuk ka kaluar shumë kohë nga zgjedhjet parlamentare. Autoriteti i Kurtit mbahet akoma por nuk besoj se është rritur, mund të qëndrojë në kuotat që ka pasur. Distanca në kohë është disamujore dhe asnjë qeveri nuk ka pse të dëmtohet. Kurti është i avantazhuar dhe forcohet shumë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy