
Ndonëse takimi mes tij dhe presidentit amerikan, Donald Trump, ishte vetëm një fotografi tradicionale, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha nga Nju Jorku se kishte marrë mbeshtetjen e Uashingtonit për çështjen e kufirit me Serbinë.
Në një deklaratë për televizionin shtetëror të Kosovës, Thaçi se gjatë takimeve që ka zhvilluar me zyrtarë të lartë amerikan në New York i është konfirmuar se Shtetet e Bashkuara përkrahin edhe përfshirjen e korrigjimit të kufijve në marrëveshjen përfundimtare me Serbinë, në rast se ajo arrihet.



