Lu: Drejtësia ka dështuar përballë krimit, koha për të kapur “peshqit” e mëdhenj

Lu: Drejtësia ka dështuar përballë krimit, koha për të kapur “peshqit” e mëdhenj

Ka ardhur koha që të kapen “peshqit” e mëdhenj  dhe  rezultatet e para duhet të vijnë që në fillim të vitit 2018. Ky është mesazhi që përcolli ambasadori amerikan, Donald Lu, gjatë prezantimit një aktivitetit për prezantimin e rezultateve të operacionit “Forca e Ligjit” në ministrinë e Brendshme.

 “Ne presim rezultate, presim që ky plan agresiv të përfundojë me arrestimin dhe ndjekjen penale të peshqve të mëdhenj dhe rezultatet duhet të nisin në fillim të vitit të ardhshëm”, tha Lu.

“Të ndiqen penalisht peshq të mëdhenj në fillim të vitit të ardhshëm. Populli shqiptar e kërkon dhe e meriton këtë. Së fundmi ju keni një shprehje në gjuhën shqipe: “Dielli duket që në mëngjes”. Deri tani organet e drejtësisë penale kanë dështuar ndaj grupeve kriminale. Shqipëria ka një problem me lidhjen mes grupeve kriminale dhe politikanëve. Ky problem ka pllakosur politikën shqiptare që nga rënia e komunizmit. Asnjë nuk është mbi ligjin. Ju thoni “peshku i madh e ha të voglin”, për një herë të vetme në Shqipëri, le të hamë peshkun e madh,” tha Lu.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy