Një asteroid i vogël supersonik i cili lëviz 10 herë me shpejtësinë e një plumbi do të kalojë pranë Tokës të martën, sipas gjurmuesit asteroid të NASA-s.
Asteroidi në fjalë është quajtur 2022 QC7, sipas Qendrës së NASA-s për Studimet e Objekteve Pranë Tokës (CNEOS), dhe është relativisht i vogël.
Asteroidi 2022 QC7 ka një gjerësi që varion nga 16 metra deri në 36 metra.
Por asteroidi 2022 QC7 po lëviz drejt Tokës me rreth 9.10 kilometra në sekondë, ose 32.760 kilometra në orë.
NASA ka njoftuar se asteroidi 2022 QC7 nuk ka asnjë shans për t’u përplasur me Tokën dhe parashikohet që të kalojë më shumë se 4.6 milionë kilometra larg.
Duke marrë parasysh që Hëna rrotullohet rreth Tokës në një distancë mesatare prej 384.000 km, asteroidi do të kalojë shumë larg.



