Meçollari: Anija “Libra”, shumë e vjetër. E pamundur mbajtja dhe përdorimi i saj

Meçollari: Anija “Libra”, shumë e vjetër. E pamundur mbajtja dhe përdorimi i saj

Artur Meçollari, ish-zëvendës komandant i Forcave Detare tha përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve të MC Tv se anija “Libra” e cila iu dhuruar Forcës Detare Shqipatre është shumë e vjetër, dhe se është në limitet e saj të shërbimit.

Sipas Meçollarit është e pamundur mbajtja dhe përdorimi i saj.

Anija Libra është 34-vjeçare. Është në limitet e kohës së saj të shërbimit në FA. Si e tillë vlera e dhurimit të saj është pothuajse minimale. Forca jonë detare ka 20 vjet që nuk merr anije të përdorura.

Përfitimi operacional i tyre është shumë i vogël në krahasim me kërkesën që ato kanë për mirëmbajte. Sa më shumë të jetë përdorur, aq më shuëm defekte ka. Kohë e operacionalitetit bie se në fakt duhet të shpenzosh për mirëmbajtjen e tyre.

Edhe sikur të kishim kapacitete mirëmbajtje, koha e operimit dhe riparimit do ishin në proporcion jo të drejtë për shkak të jetëgjatësisë. Nuk kemi asnjë kapacitet riparimi. Shkallë që kemi pasur në Pasahliman, nuk i kalonte 300 tonë. Kjo anije është 1500 tonë. Kantieri i Pashalimani nga 180 punëtorë që ka pasur, kur u ndërtuan anije e klasit Iliria etj sot ka vetëm 43 punëtorë dhe administratë. Bëjnë vetëm lyerje dhe saldime. Bazat tona detare janë reduktuar për shkak të urisë që kanë oligarkët .

Është e pamundur mbajtja dhe përdorimi i saj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy