36 familje në Kavajë pa energji elektrike/ Serjani: Iu dha 5 ditë afat për zgjidhje

36 familje në Kavajë pa energji elektrike/ Serjani: Iu dha 5 ditë afat për zgjidhje

Një protestë është zhvilluar sot në Tiranë nga qytetarë të komunitetit rom të Kavajës, pasi prej një muaji ju është ndërprerë energjia elektrike.

Lidhur me këtë, për ‘MCN Live’ avokati i tyre Gentjan Serjani ka deklaruar se nga diskutimi i tij në Ministrinë  e Mirëqenies Sociale vullneti ishte pozitiv për ti dhënë zgjidhje problemit, ndërsa u la një afat 5 ditor.

Ai sqaroi se u diskutua për hartimin e një VKM-je e cila do tu vijë në ndihmë këtyre familjeve të cilat nuk kanë mundësi të paguajnë për të pasur energji elektrike në banesat e tyre.

Në fund Serjani zgjodhi ti bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të ngrihen dhe të kërkojnë miratimin sa më shpejt të kësaj VKM-je e cila do u sigurojë atyre energji elektrike, ndërsa shtoi se nëse pas 5 ditësh nuk marrin një zgjidhje për problemin, ditën tjetër do të jenë para kryemninistrisë.

Nga ajo çfarë u diskutua në ministrinë e mirëqenies sociale dhe shëndetësisë ku ju bë me dije e gjithë situata e këtyre banorëve, u shpreh vullneti pozitiv për ti dhënë zgjidhje. U caktua një afat 5 ditor për të marrë një zgjidhje konkrete dhe për këtë u tha se do hartohej një VKM për ndihmën e familjeve në nevojë. Nuk e besojmë këtë sepse kështu thuhet sa herë, janë 10 mijë familje shqiptare që nuk furnizohet me energji elektrike prandaj i bëj thirrje të reagojnë dhe të kërkojnë miratimin e kësaj VKM që u siguron energjinë. Ka shumë qytete që vuajnë këtë problem, Fier, Berat, Durrës, Tiranë që kanë probleme me energjinë elektrike. Ato familje jetojnë në ato kushte sepse nuk kanë mundësi dhe të ardhura më të mira. Në këtë situatë është detyrë e shtetit tu sigurojë energjinë elektrike sepse është një ndihmë bazike. Nëse do ti japim një zgjidhje këtyre familje do ti japim zgjidhje një numri të konsiderueshëm qytetarësh në të gjithë Shqipërinë. Mbetjet e riciklueshme dhe shitja e rrobave të përdorura janë dy mundësitë që ata kanë për të jetuar. Familjet e premtuan se nëse nuk do ketë një zgjidhje nga ana e institucioneve ditën e 6 do të jenë përpara kryeministrisë për të protestuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy