Tendenca e kësaj vere nuk ka qenë asnjëherë kaq e bukur! Duket si një sallatë e vërtetë frutash, nga koka deri te këmbët. Janë përdorur kudo, nëpër çanta, sandale e veshje, përbërës të përditshëm si bananet, qershitë, ananasi e shalqinjtë…frutat më të bukura e të ngjyrosura të verës. Këtë sezon jo vetëm do ushqehemi me to por edhe do t’i veshim.



