Një nga banoret e lagjes “5 maji”, Laureta Nikolli, rrëfeu në MCN Live takimin që zhvilloi sot me kryeministrin Edi Rama dhe bisedën me zv.kryetarin e bashkisë së Tiranës Arbjan Mazniku.
Ajo u shpreh se Rama nuk i dëgjoi kërkesat e banorëve, por sapo përfundoi fjalën dhe filmoi momentet u ngrit dhe iku.
Ndërkohë që po fliste të njëjtat gjëra si Veliaj, unë i thashë do dëgjosh çfarë kemi për të thënë, apo vetëm do flisni. Tha ça kishte për të thënë, filmoi videon, ndërpreu mbledhjen edhe u ngrit edhe iku. Me aq mundësi sa pata e pashë që s’mund të flisja shumë, i thash kur dhe ku? Rama më tha: Kur të bëhet. Rama tha ju nuk keni asgjë jeni të paligjshëm dhe po përfitoni nga taksat e shqiptarëve”, u shpreh banorja.
Laureta Nikolli tregon se ka qarë pasi doli nga zyra e Arbjan Maznikut, pasi ky i fundit e konsideroi mashtruese dhe e cilësoi banesën e saj një kasolle.
Maznikut i thashë pse mashtron qytetarët. Kur kam dalë nga zyra z.Mazniku tha ti je mashtruese. I thashë për ça jam mashtruese. Tha nuk po del për babain tënd, aty fillova të qaj u preka. Ai filloi të dridhej dhe filloi t’i dilte djersë. Shtëpia ime është shtëpi druri, Mazniku e quajti kasolle me të njëjtën gjuhë si Veliaj. Unë kam ardhur një vjeç e gjysmë këtu, më thotë ai je e paligjshme. Nesër do dorëzojmë padi në SPAK nga VKM-ja, aktmarrëveshja. Toka është në proces legalizimi dhe tani ka dalë që nuk kualifikohet. Por neni na mbron nëse je zaptues për 20 vite me radhë dhe e ke marrë në mënyrë të qetë, atëherë bëhesh automatikisht pronar. Ne jemi dakord me projektin, le të bëhet por komfort ligjit. Nëse nuk shoh dritë jeshile do t’i vë flakën shtëpisë”, tha banorja.



