Dështojnë negociatat/ Krasniqi: Kurti duhet të shtyjë çështjen e targave, ka humbur mbështetjen e BE

Dështojnë negociatat/ Krasniqi: Kurti duhet të shtyjë çështjen e targave, ka humbur mbështetjen e BE

Pas 5 orësh diskutime Kurti dhe Vuçiç nuk arritën në një marrëveshje dhe sipas shefit të politikës së jashtme Borrel, Kurti nuk pranoi propozimin e BE për shtyrjen e aplikimit të gjobave për marrëveshjen e targave.

Lidhur me këtë, analisti Mialzim Krasniqi në një lidhje skype me studion e lajmeve në MCN TV deklaroi se qeveria Kurti është duke ndjekur një politikë kokëfortë.

Ai tha se axhendën e caktojnë përgjegjësit  si Borell etj, prandaj është tentim i madh të tentojnë Kurti apo kushdo tjetër se çfarë ata duhet të bëjnë. Sipas tij, rruga që ka zgjedh Kurti është ajo e izolimit, ndërsa theksoi se ai duhet ta shtyjë çështjen e targave.

Fatkeqësisht ajo që ka ndodhur sot në Bruksel konfirmon frikën që ekziston se këto politika kokëforta janë shkatërrimtare për Kosovën. Serbët e rebeluar do denonconin dhe vetë ekzistimin e shtetit të Kosovës. Se kuptoj pse duhet të harxhohet kaq shumë energji, kur Kurti vetë e ka në dorë çështjen që nga procesi i marrëveshjes, kjo është një politikë kokëfortë nga qeveria Kurti dhe nuk është e paditur se qëllimi i Serbisë është destabilizimi dhe zhbërja e Kosovës si shtet. Tani na mbetet të shohim elokuencat e një fajësimi të tillë dhe tashmë konflikti nuk është më me Serbinë por me Bashkimin Evropian. Kurti duhet ta shtyjë këtë çështje dhe të fokusohet në një përpjekje për të hapur një dialog të brendshëm me serbët e Kosovës dhe të kthejë disi besimin me BE dhe SHBA. Kjo rrugë që ai ka zgjedh është rruga e izolimit, fajësimit të Kosovës dhe Kosova ekzistencën e saj e ka palë me NATOn, Perëndimin  dhe nëse konfrontohet me ta s’di të them se cila do të ishte e ardhmja e këtij vendi.

Më tej ai theksoi se Kurti ka një ashpërsim të qëndrimit, dhe problemi ekziston nga viti ’99. Sipas tij, tashmë serbët kanë dalë dhe nga institucionet, kështu që faj kujdestar është gjithmonë i Serbisë, por në rastin konkret një faj të konsiderueshëm e ka dhe Kurti që se ka marrë parasysh këtë synim të Serbisë për destabilizimin e Kosovës dhe ka humbur dhe përkrahjen e BE.

Qëllimi i Serbisë është destabilizmi i Kosovës. Kurti ka humbur mbështetjen e BE dhe SHBA. Dhe nëse ndodh konflikti në veri do ishte i izoluar, por do kishte potenciale të mjaftueshme për të lënduar Kosovën. Rreziku në këtë rast është që serbët lokal që kanë organizata që nuk është e fshehtë që janë të armatosur ka rrezik për tu konfliktuar me policinë. Ajo që s’kuptoj ëhstë fakti se si Kurti ka konsumuar kaq shpejt besimin dhe aleancën që kemi pas me SHBA, NATO, Perëndimi, që nga koha e Rugovës. Kurrë nuk është akuzuar kosova për diversion dhe ai e ka sjellë në këtë gjendje Kosovën. Ai ka kohë ende ta korrigjojë këtë  vetëm duke hequr dorë nga zbatimi i këtij rregulli mizor i targave. Rusisë po i konverton shumë ky konflikt duke krijuar një vatër krize në zemër të NATOs, pra përfundimisht Kurti duhet ti vërë gishtin kokës sepse ka të bëjë me një konflikt ku mund  ta fusë vendin që do sjellë kriza që s’mund të riparohen.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy