Arlinda Shehu, menaxhere e projektit Cultur-Al, thotë se Kodi i Ri Penal duhet të ketë një nen të veçantë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Në studion e MCN Informacion, ajo u shpreh se një draft propozimesh është hartuar dhe mbështetur nga 14 organizata. Këto propozime, sipas saj, synojnë rritjen e mbrojtjes për trashëgiminë kulturore dhe historike përmes ashpërsimit të dënimeve për shkelësit.
Projekti CulturAl mbështetet me fondet e BE dhe synon të fuqizojë organizatat e shoqërisë civile të luftojnë për trashëgiminë kulturore. Ajo që njerëzit nuk e dinë ose e harrojnë është se edhe paketa përfshihet në përpjekjet tona për në BE.
Çdo njeri që ka lidhje me kulturën dhe do të ngrejë zërin. Një ndër pikat është infrastruktura rrugore dhe dëmi që ajo i bën trashëgimisë kulturore. A ka dënime për këtë? Diskutuam si mund të ndërhyjmë që të jemi më të mbrojtur. Ka vende që e kanë ngritur ekonominë mbi trashëgiminë kulturore.
Propozimi ynë ka ardhur në emër të 14 organizatave që e kanë mbështetur për futjen e një neni të veçantë në Kodin Penal për trashëgiminë kulturore. Ne po përgatisim sugjerimet tona për t’u futur në strategjinë e re dhe po përfshijmë artistë.



