Aktivisti i “Qëndresës Qytetare”, Kolindo Vjerdha paralajmëron vazhdimin e protestave për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani, pranë shkollës 9-vjeçare “Faik Konica” në Tiranë.
Ai tha për MCN Live se sot ishte vazhdimi i protestës së parë i zhvilluar si marshim me protestë para Ministrisë së Arsimit, pasi gjatë këtyre ditëve ka pasur vetëm indiferentizëm dhe asnjë masë e marrë nga institucionet.
Vjerdha tha se mos reagimi bëri që të kishte vazhdimësi të protestës dhe se nëse do vazhdohet me indiferentizëm, protestat do të vazhdojnë deri në reagimin e institucioneve.
Ngjarja tragjike tregon gjendjen në të cilën ndodhen institucionet shqiptare. Është protestë e prindërve, qytetarëve dhe aktivistëve të cilët janë ost organizatorët e kësaj proteste.
Kjo protestë nuk ka në fokus një rast, por prek të gjithë fëmijët në çdo institucion arsimor.
Institucionet duhet të marrin përgjegjësi, pasi kemi problematika që janë të listuara me 8 kërkesa, që kryesohet me kërkesën për dorëheqjen e ministres së Arsimit dhe pasohet me shtatë kërkesa të tjera teknike.
Kjo është një çështje komplekse dhe problem kompleks që prek shumë hallka.
Ajo që i kemi besuar vendosjen e limiteve, janë institucionet të cilat duhet të mbajnë përgjegjësi kur dështojnë në parandalimin e këtyre rasteve.
Një ndër institucionet që mban sot përgjegjësinë kryesore është ministria e Arsimit.
Ministria e Arsimit sot mban përgjegjësi, se sot nuk u kemi treguar se si duhet trajtuar ky rast. Është vakum që është krijuar brenda institucioneve për të adresuar këto raste.
Përgjegjësia e institucioneve dhe Ministrisë së Arsimit, është se ngjarja ka nisur brenda ambienteve të shkollës, pavarësisht se ngjarja ka ndodhur jashtë institucionit.
Sot brenda institucioneve arsimore duhet të ketë psikologë dhe oficerë sigurie, për të trajtuar raste të tilla konflikti.
Sot mungon efektiviteti i institucioneve për sa kohë që raste të tilla nuk evidentohen dhe nuk parandalohen.
Protesta do vazhdojë për sa kohë që institucionet nuk mbajnë përgjegjësi por transferojnë përgjegjësinë.



