Xhaçka pas takimit me Escobar: Shqipëria, e përkushtuar për stabilitetin e rajonit

Xhaçka pas takimit me Escobar: Shqipëria, e përkushtuar për stabilitetin e rajonit

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka zhvilloi sot një takim me zëvendësndihmëssekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri.

“Shqipëria mirëpret bashkëpunimin e ngushtë me miqtë dhe partnerët amerikanë për të promovuar ‘Agjendën 2030 për Ballkanin Perëndimor’, është shprehur pas takimit ministrja Xhaçka.

Xhaçka shprehu mirënjohjen për mbështetjen e SHBA-së për Shqipërinë dhe për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Shqipëria është e përkushtuar për stabilitetin dhe integrimin Euroatlantik të Ballkanit Perëndimor”.

Pas Xhaçkës, i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, do të zhvillojë një takim edhe me kryeministrin Edi Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy