Bardhi: Pas 25 prillit do ta çojmë Edi Ramën në burg

Bardhi: Pas 25 prillit do ta çojmë Edi Ramën në burg

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi deklaroi mbrëmjen e sotme në emisionin “Të Paekspozuarit”, në MCN TV se pas zgjedhjeve të 25 prillit kryeministri Edi Rama do të përfundojë në burg.

“Opozita është në krye të detyrës, sikundër presidenti është në krye të detyrës për të garantuar zgjedhje të lira. Për sa kohë Rama është kryeministër nuk do të ketë zgjedhje normale. Më 25 prill shqiptarët e kanë marrë vendimin ta çojnë në shtëpi dhe pas ca muajsh për ta çuar në burg dhe për të bërë realitet një qeveri që meritojnë shqiptarët”, u shpreh Bardhi.

Pjesë nga intervista e Gazmend Bardhit:

Bardhi: Opozita është në krye të detyrës, sikurse Meta është në krye të detyrës. Mos kini asnjë merak.

Rakipi: Ne nuk kemi merak fare, por a do të numërohen votat?

Bardhi: Për sa kohë Rama është kryeministër nuk do të ketë zgjedhje normale. Më 25 prill shqiptarët e kanë marrë vendimin ta çojnë në shtëpi dhe pas ca muajsh për ta çuar në burg dhe për të bërë realitet një qeveri që meritojnë shqiptarët.

Zheji: Paska qenë Rama me shokët e burgut i bie. Situata për mua është shumë serioze që jepen disa skema se si do të dalin zgjedhjet. Nëse ata zotërinj dalin dhe bëjnë skena në ditën e verës, në ditën e luleve, me kryeministrin aty, me kamerat aty dhe bëjnë atë spektakël.

Demi: Para se të ndodhte ky incident Basha ka thënë që banditë darkojnë me kryeministrin në një restorant Brenda kryeministrisë. Tani meraku ynë çfarë do të ndodhë ditën e zgjedhjeve.

Bardhi: Kryeministri ka treguan alternativën e tij në 8 vite dhe përgjigjen do ta marrë më 25 prill.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy