Ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara Linda Thomas-Greenfield njoftoi ditën e sotme se SHBA do t'’i kërkojë anëtarëve të OKB-së të pezullojnë Rusinë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut ndërsa pushtimi i saj në Ukrainë vazhdon.
Sipas Reuters me një shumicë prej dy të tretave të votave, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së prej 193 anëtarësh mund të pezullojë anëtarësimin e Rusisë për kryerjen e shkeljeve të të drejtave të njeriut.
Pjesëmarrja e Rusisë në Këshillin e të Drejtave të Njeriut është një farsë, është e gabuar, prandaj ne besojmë se është koha që Asambleja e Përgjithshme e OKB-së të votojë për t'i hequr ato.



