
Presidenti ukrainas Volodymur Zelensky është i bindur se “do të ketë një valë të re në këtë luftë. Nuk e dimë se sa armë ruse do të ketë. Por ne kuptojmë se do të ketë shumë më tepër se sa ka tani.”
Duke folur për CBS, ai theksoi se aftësia e Kievit për të mbijetuar “do të varet” nga sa shpejt do të ndihmohemi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Fatkeqësisht nuk jam i sigurt se do të marrim gjithçka që na nevojitet.
Agresioni rus ndaj Ukrainës nisi më 24 shkurt, duke shkaktuar me mijëra të vrarë mes të dyja palëve, por edhe në radhët e popullsisë civile.



