
Gazetari Preç Zogaj i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN tha se ish-presidenti Ramiz Aliaj kërkonte që Shqipëria të demokratizohej, por pa humbur pushtetin e vet.
Zogaj tha se pas negociatave të gjata, Aluaj “nuk kishte nga t’ia mbante”, por t’ua linte në dorë studentëve fatin e tij.
“Lëvizja e dhjetorit kishte projektin e demokracisë dhe Ramizi nuk kishte nga t’ia mbante, por ai kërkonte të pajtonte demokratizimin me ruajtjen e pushtetit, me kalimin e pushtetit prapë te njerëzit.
Alia ishte president që kishte përgjegjësi për vendin. Madje më kanë akuzuar radikalët e orës 25, që s’kanë qenë fare, se ky është i butë me Ramiz Alinë. Ai ishte përgjegjës për vendin. Ata kanë negociuar dhe negociatat nuk bëhen si në llogore. Shqipëria ka një pluralizëm të negociuar, por studentët e imponuan.
Ai e hodhi fatin e vet në karrocën e studentëve. Edhe në Poloni që ka patur 7 vjet rezistencë, pluralizmi lindi i negociuar.”



