Një mënyrë për t’i hequr arsenikun orizit

Një mënyrë për t’i hequr arsenikun orizit

Ka një mënyrë gatimi që i heq orizit arsenikun, një element që është natyrshëm në përbërje të tij. Sipas një studimi të ri, gatimi në një mënyrë të caktuar i heq orizit ngjyrë kafe mbi 50 për qind të arsenikut dhe 74 për qind orizit të bardhë.

Sipas studimit të botuar në “Science of the Total Environment”, kjo mënyrë gatimi nuk redukton mikroelementët e orizit.

Pas një hulumtimi të mëparshëm të kryer nga Universiteti i Sheffieldit, që zbuloi se gjysma e orizit të konsumuar në Mbretërinë e Bashkuar, i tejkalonte rregulloret e Komisionit Evropian për nivelet e arsenikut, kjo sidomos te orizi  i destinuar për foshnjet ose fëmijët e vegjël, studimi i ri testoi mënyra të ndryshme për të gatuar orizin duke reduktuar përmbajtjen e arsenikut.

Metoda PBA përfshin zierjen e orizit në ujë të zier paraprakisht për pesë minuta para se ta kulloni dhe të ftohni ujin, pastaj ta gatuani në zjarr të ngadaltë për të thithur të gjithë ujin.

Arseniku, i cili klasifikohet si një kancerogjen i Grupit 1 nga Agjencia Ndërkombëtare për Kërkime mbi Kancerin, është i tretshëm në ujë - kështu që grumbullohet në oriz, pasi bima rritet në fusha të përmbytura më shumë se drithërat e tjerë. Ekspozimi ndaj arsenikut prek pothuajse çdo organ në trup dhe mund të shkaktojë lezione të lëkurës, kancer, diabet dhe sëmundje të mushkërive.

Dihet që orizi grumbullon rreth dhjetë herë më shumë arsenik sesa drithërat e tjerë. Në kokrrat e orizit, arseniku përqendrohet në shtresën e jashtme të krundeve që rrethon endospermën. Kjo do të thotë që orizi kafe përmban më shumë arsenik sesa orizi i bardhë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy