Toka e Teatrit Kombëtar i kalon në pronësi Bashkisë Tiranë

Toka e Teatrit Kombëtar i kalon në pronësi Bashkisë Tiranë

Qeveria e ka transferuar tokën e Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë. Pra sipërfaqja e tokës, ku dikur ishte Teatri Kombëtar, do i kalojë në pronësi bashkisë së Tiranës.

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që rrëzoi VKM-në e vitit 2020 që kalonte teatrin nga Ministria e Kulturës te Bashkia e Tiranës, qeveria ka hartuar projektvendimin e ri që i kalon bashkisë tokën ku ishte teatri.

Mësohet se në vendim thuhet se Bashkisë Tiranë i ndalohet të ndryshojë destinacionin e pasurisë të këtij vendimi, ta tjetërsojë atë apo t’ua japë të tretëve në përdorim.

Gjithashtu pasuria e përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, i shtohet listës përfundimtare të pjesshme të pronave të paluajtshme publike shtetërore, miratuar me vendimin nr.219, datë 21.3.2017, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës përfundimtare të pjesshme (pjesa e parë + pjesa e dytë) të pronave të paluajtshme publike shtetërore, që transferohen në pronësi ose në përdorim të njësisë administrative Tiranë, Bashkia Tiranë, të Qarkut të Tiranës”, të ndryshuar.

Projektvendimi pritet të miratohet në mbledhjen e ardhshme të Këshillit të Ministrave dhe hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy