
Zbulohet identiteti i personit që grabiti me armë zjarri një bankë të nivelit të dytë në qytetin e Tepelenës.
Ai është Kristo Ruçi, 25 vjeç dhe është një person me një “cv të pasur” në fushën e krimit.
Pavarësisht se për kapjen e tij janë ngritur në këmbë policia e Gjirokastrës, FNSH dhe një helikopter, i riu ende nuk është prangosur.
Kristo Ruçi është emër i njohur pasi edhe më herët është arrestuar për vjedhje si dhe për kultivim të kanabisit.

Në vitin 2016 policia njoftonte zyrtarisht se Ruçi ishte arrestuar për vjedhjen e një automjeti në ambientet e spitalit rajonal të Gjirokastrës.
Ai së bashku me disa persona të tjerë të pa identifikuar, kanë vjedhur automjetin tip “Benz”, në pronësi të B.M vjeç 54, banues në Fier.
Policia arrestoi në muajin gusht të po atij viti, 23-vjeçarin Ruçi.
Ndërsa grabitja e bankës ndodhi ditën e djeshme, por ai ende nuk është arrestuar nga policia.
Gjatë ditës së djeshme forca të shumta policie rrethuan të gjithë zonën, por nuk artën që ta kapnin dot.



