Gazetari Sokol Bregu tha në studion e MCN Live se SPAK do të hapë gamën e të akuzuarve për çështjen e AKSHI-t dhe se për këtë arsye me po heton me lupë edhe detajin më të vogël.
Duke vijuar Bregu tha se shumë prej punonjësve të AKSHI-t kanë dhënë dorëheqjen ditët e fundit.
AKSHI është dosje që po merret me seriozitetin më të madh sot nga SPAK. Nuk kam parë dosje tjetër që po hetohet me shumë se kjo çështje. Po hetohet çdo lidhje e mundshme, deri në detajet më të vogla.
Të gjitha po hetohen, duke qenë se janë 2 prokurorë, është hetim në bashkëpunim, po hetohet çdo lloj tenderi që është kryer.
SPAK po tregohet i kujdesshëm, po thërret çdo personazh, koha e gjatë e pyetjeve tregon seriozitet. Jo vetëm Meksi u mbajt gjatë, por edhe të gjithë ata që u pyetën më pas për këtë çështje, u mbajtën për disa orë dhe u pyetën për detajin më të vogël.
SPAK ka shumë prova. Dikush mund të thojë, për çfarë i duhen prova të tjera.
SPAK do hapë gamën e të akuzuarve. Po heton dhe rolin më të vogël që është kryer. Është duke i parë me lupë. Po merr në pyetje çdo lloj punonjësi të AKSHI-t. Shumë prej tyre janë duke dhënë dorëheqjen se janë subjektet për t’u marrë në pyetje. Çdo njeri që ka hedhur një firmë të detyruar, apo të porositur do të merret në pyetje. Një pjesë e madhe e punonjësve janë të trembur dhe po largohen se nuk janë në situata të qëndrueshme.
Agasi e kishte mënyrë shantazhin. E ka pasur prej kohësh. Daniel Shima në një moment do ta pranojë një histori të tillë. Meçe priti gjatë. Schroder, dhe ajo priti gjatë për ta denoncuar. Duke qenë shtetase gjermane u ndihmua dhe nga ambasada.
Nuk besoj këto të kenë TIMS. Këta kanë sistemet që kanë ndërtuar vetë, i kanë se ai që e ndërton i ka dhe të dhënat.
Në TIMS kanë akses 2-3 mijë punonjës. Futen me kodin e tyre personal. Çdo grup kriminal ka një polic, vetëm për të parë lëvizjet.
Këta kanë pagat, sistemet e tjera, gjendjet civile.
Sipas Bregut, dosja e SPAK-ut do të shkojë për gjykim vitin tjetër.
Dosja për gjykim do të shkojë vitin tjetër. Kjo dosje do të shkojë shumë voluminoze.



