
Policia spanjolle ka realizuar atë që e cilëson si hetimi më i gjerë që përfshin një biznes global të paligjshëm IPTV. Në një operacion të drejtuar nga Policia Kombëtare Spanjolle, në bashkëpunim me policitë e vendeve si Britania e Madhe, Danimarka dhe agjenci si Europol, vetë Premier League apo kompani të sigurisë teknologjike si Irdeto, 14 kontrolle u kryen në Spanjë, Danimarkë dhe Mbretërinë e Bashkuar.
Pesë persona janë arrestuar për shkelje që kanë të bëjnë me vjedhjen e pronës intelektuale, mashtrim dhe pastrimin e parave.
Sipas Irdeto, hetimi zbuloi një infrastrukturë komplekse teknologjike ndërkombëtare që mbështeste biznesin e paligjshëm IPTV, i cili përbëhej nga 11 qendra serverash të shpërndarë në të gjithë botën, disa prej të cilëve me më shumë se 44 të tillë.
Hetimi çoi në mbylljen e një biznesi të paligjshëm IPTV, i cili lejonte akses në më shumë se 800 kanale televizive për abonentë në mbi 30 vende, nëpërmjet abonimeve që fillonin nga 40 euro në muaj. Gjithashtu, ky biznes rezultoi se kishte disa profile të lidhura me rrjetet sociale, ku promovonte shërbime për të marrë më shumë konsumatorë.
Hetimi nisi që në 2015, kur Premier League Angleze paraqiti një ankesë, në përpjekje për të luftuar transmetimit pirate të ndeshjeve të saj. Fokusi i Ligës angleze ishte një faqe interneti me bazë në Malaga, që ofronte abonime IPTV me akses në një numër kanalesh televizive ndërkombëtare me pagesë. Hetimi zbuloi se faqja drejtohej nga një organizatë ndërkombëtare e specializuar kriminale me prani në Spanjë, Danimarkë, Mbretërinë e Bashkuar, Letoni, Holandë dhe Qipro.
Operacioni ndryshoi serverat në mënyrë periodike, duke krijuar faqe të reja, me qëllimin që të mos binte në sy. Biznesi i paligjshëm ishte lidhur me kompanitë e krijuara për të ofruar shërbime ligjore telekomunikuese, internet dhe hardëare, për të fshehur fitimet dhe për të shmangur zbulimin. Organizata në fjalë në një moment të caktuar kishte arritur të bëhej operator i regjistruar i shërbimeve të rrjetit të fibrave.
Sipas Irdeto-s, ky biznes llogaritet të ketë fituar rreth 8 milionë euro. Tre nga pesë personat e arrestuar u kapën në Spanjë.
"Shkalla e këtij hetimi është dëshmi e seriozitetit të piraterisë si krim dhe ndikimit që mund të ketë në industri. Ne do të vazhdojmë të mbështesim klientët tanë, partnerët dhe agjencitë e zbatimit të ligjit për të identifikuar rrjetet përtej kufijve në shkallë të gjerë dhe për të ndihmuar në luftën kundër piraterisë, duke çuar në mbylljen e këtyre bizneseve të paligjshme dhe shpresojmë t'i drejtojmë konsumatorët në burime të ligjshme dhe të sigurta", është shprehur Mark Mulready, nënkryetar i shërbimeve të sigurisë kibernetike në kompaninë “Irdeto”.
Pirateri në transmetim është rritur në mënyrë dramatike gjatë viteve të fundit, një zhvillim që është parë thellësisht në numrin e ardhshëm të Digital TV Europe.
Transmetimet pirate janë rritur në mënyrë dramatike gjatë viteve të fundit. / Digital Europe /



